Çuçi: Do rriten pagat për punonjësit të Policisë së Shtetit. Investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji

Shqipëria

Çuçi: Do rriten pagat për punonjësit të Policisë së Shtetit. Investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:55
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi dy lajme të rëndësishme për punonjësit e policisë së shtetit, pas projektbuxhetit të sapo miratuar.

Çuçi njoftoi rritjen e pagave për një kategori të policisë së shtetit. Bëhet fjalë për punonjësit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit.

Ministri shton më tej se do të kryhen investime në infrastrukturën digjitale dhe teknologji.

Çuçi: Projektbuxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit, i pari ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të policisë së shtetit të cilët ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit, do të vijë në formën e bonusit dhe do çojë deri në 150% pagat e punonjësve të policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit të tyre. Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do bëjmë në infrastrukturën digjitale dhe në teknologji. Kjo do të bëjë të mundur që të rritet efikasistetin e luftës kundër krimit dhe e zbatimit të ligjshmërisë .Vjen si një përgjigje e programit të qeverisë, që sapo miratuam Kuvend, ku një nga prioritet ka qenë zhvillimi i teknologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat