Endrit Braimllari zbulon se çfarë po ndodh me LSI-në

Shqipëria

Endrit Braimllari zbulon se çfarë po ndodh me LSI-në

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:17
LSI

Gazetari Alfred Lela ceku pjesën se në 1 muaj, LSI ka vetëm 4 dalje publike. Ai pyeti Endrit Braimllarin pse është zhdukur LSI.

Braimllari tha se LSI pësoi një goditje të madhe nga “masakra elektorale”.

“Përveç masakrës elektorale që ishte e adresuar tek LSI, pozicionimi i saj ka qenë shumë i qartë. Kemi pasur një moment reflektimi. Jemi në takime të përditshme, por sot më shumë se kurrë duhet të jemi përballë një maskre zgjedhore, apo dhe masakre në lidhje me rritjet e çmimet e çdo gjë. Shqiptarët kanë një hall të dretëpërdrejtë, që është rritja e çmimit të shportës. Përballë këtyre skandaleve, LSI dhe opozita kanë çuar pafund denoncime në SPAK, por s’ka asnjë reagim nga SPAK.

LSI është pozicionuar qartazi dhe do ketë një aksion shumë të fortë, do dalim me Konventën tonë kombëtare me programin tonë shumë shpejt. Vendi në situatë alarmante, partitë e tjera dhe LSI të mos heqin vëmendjen nga hallet e popullit," tha Braimllari në Top News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat