Vëllai rrahu vëllain

Shqipëria

Vëllai rrahu vëllain

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 10:17
Ilustrim

Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij.

Sipas informacioneve nga Policia, shtetasi me iniciale A.M. pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B. M i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. M., banues në Peshtan Bregas, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 21.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B. M i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat