Shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, gjykata jep masat për efektivët e policisë

Shqipëria

Shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, gjykata jep masat për efektivët e policisë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për efektivët e policisë, të cilët u ndaluan pak ditë më parë pas një aksioni të SPAK, pasi akuzohen se shpërdoruan detyrën.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjykata jep ‘arrest në burg’ për Durim Murjan, ‘arrest në shtëpi’ për Jashar Shehun dhe Arjan Ballën.

Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për Krenar Gjokutajn.

Ndërkohë, për Kelmend Pikulin, Matilda Hamollin, Petro Frahollin, Genci Hysin, Kamber Kllogjeri dhe Çlirim Akrobatin, gjykata ka caktuar pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat