Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, lëndohet 3 persona

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, lëndohet 3 persona

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një autoveturë ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Aksidenti ka shkaktuar plagosjen e tre personave që ishin në bordin e automjetit.

Automjeti tip Ford Focus ka qenë me shpejtësi dhe ka humbur kontrolli te ngushtica në afërsi të kthesës për në fshatin Hormovë.

Për fat mjeti ka renë në një zone të kontrolluar gati 3 metra duke shmangur rënien në lumë.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi kanë dëmtime dhe shembje ne gjymtyre dhe kokë.

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se shkaku ka qenë lagështia në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat