Si e ndoqën autorët dhe ekzekutuan biznesmenin e njohur, dalin detajet e rëndësishme për atentatin tronditës

Shqipëria

Si e ndoqën autorët dhe ekzekutuan biznesmenin e njohur, dalin detajet e rëndësishme për atentatin tronditës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një atentat mafioz në qytetin e Fierit. Biznesmeni 57-vjçar Demir Backa u qëllua me armë zjarri pranë ish QTU-së në këtë qytet.

Persona të paidentifikuar e qëlluan Demir Backën me kallashnikov duke i shkaktuar plagë të renda. Për pasojë ai ndërroi jetë në spital. 57-vjeçari është një emër i njohur në Fier, pasi është pronar i lokalit  “Piazza” në qendër të qytetit.

Por si u ekzekutua?

Në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash. Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.

Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi atentati për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Dyshimet janë se në ekzekutimin e Backës kanë marrë pjesë të paktën dy persona.Madje mendohet se autorët janë larguar pas krimit drejt Vlorës, të ndihmuar nga persona të tjerë.

Gjithashtu dyshohet se për disa ditë viktima mund të jetë mbajtur nën vëzhgim nga autorët apo të tjerë persona të lidhur me to. Ndaj automjetit ku ndodhej 57-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe nga raportimet mësohet se janë derdhur së paku 15 plumba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat