Policia tregon çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve, zbardhen pistat e hetimit për ekzekutimin e biznesmenit

Shqipëria

Policia tregon çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve, zbardhen pistat e hetimit për ekzekutimin e biznesmenit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:04
Demir Backa

Qyteti i Fierit u trondit mbrëmjen e djeshme nga ekzekutimi me 16 plumba i 57-vjeçarit Demir Backa.

Ndërkohë policia bnë të ditur se në makinën e djegur të autorëve ëë u gjet në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass, e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh, policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona. Kujtojmë se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, Medi Backës, i cili është vrarë në 1997-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat