Rrëfimi prekës i vajzës së biznesmenit: Më premtuan se nuk do t’i preknin prindërit

Shqipëria

Rrëfimi prekës i vajzës së biznesmenit: Më premtuan se nuk do t’i preknin prindërit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:39
Xhelona, Nazmi Çangu

Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu ka treguar në një prononcim për mediat tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit, ku 10 persona grabitën banesën e tyre.

Xhelona, vajza e Nazmi Çangut u shpreh se ishte zgjuar nga ulërimat e babait të saj, ndërsa kishte rendur në dhomën e tij për të parë nëse ishte sëmurë.  Ajo tregon se u përball me burra të armatosur, të cilët i kanë kërkuar çelësat e kasafortës dhe se i kanë premtuar që nuk do t’i preknin prindërit.

“Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele.

Unë e dija se babi ishte sëmurë, se po bërtiste. Kur në atë moment më del një i gjatë me pistoletë. I them; ‘mos prek fëmijët. Mos më prek motrën dhe vëllain, a është mami dhe babai mirë?!”. Më thotë janë mirë, dhe kërkoi çelësin e kasafortës. Nuk e di. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Se dija nëse e kisha mamin dhe babin gjallë, dëgjoja që vetëm ulërinin. Ata më pas ikën.

Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyrttë. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë. Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në dorë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin.

Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë. Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje. Shteti nuk e di se çfarë duhet të bëjë, por të lëviz. Që mos të ketë rehati njeriu në shtëpinë e vetë. Kemi parë pistoleta rreth e rreth shtëpisë. Si do rrimë ne në këtë shtëpi?! E kanë ngritur me djersë dhe mund këtë shtëpi babi im. Si do rrijë ai në këtë shtëpi?!”, tha ajo për mediat

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat