Ra pre e grabitjes/ Vëllai i biznesmenit nxjerr detajet: Ja si hynë dhe dolën në banesë hajdutët

Shqipëria

Ra pre e grabitjes/ Vëllai i biznesmenit nxjerr detajet: Ja si hynë dhe dolën në banesë hajdutët

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:03
Nazmi Çangu

Vëllai i biznesmenit Nazmi Çangut, i cili ra pre e grabitjes me armë në banesë, teksa tregon detaje si ndodhi ngjarja ndaj familjes së vëllait të tij, shpjegon hap pas hapi edhe shtëpinë, e cila u kthye në skenë krimi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“U futën drejt për në kat të dytë. Kjo është dhoma e gjumit të çiftit, ja çfarë ka ndodhur këtu (dhoma e përmbysur). Ja kasaforta. (e hapur dhe e zbrazur). Dhoma e çunit, këtu mbrëmë ka fjetur Nazmiu, kanë thyer derën këtu, kanë hyrë brenda dhe janë përleshur me njeri-tjetrin, me automatik. Njollat e gjakut janë të Nazmiut dhe përleshjes, e kanë përplasur në mur. Aty ka hyrë i pari (muri i jashtëm), i maskuar dhe ka marrë rrugën pas mandarinës në oborr. Ka provuar dy makinat dhe më pas ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. makina është e dëmtuar, e kanë provuar me kaçavidë. Ka tentuar ta hapin dhe makinën tjetër, por nuk kanë mundur ta hapin se kjo është makinë më e re”, deklaroi vëllai i kryefamiljarit.

Ai gjithashtu ka treguar se një pjesë e autorëve kanë dalë nga dera e pasme, të cilën e kanë hapur me trapan.

“Ja dera që kanë hapur me trapan dhe kanë hyrë brenda në kat të dytë. Personat e tjerë, 5-6 kanë hyrë nga kjo derë dhe kanë dalë këtej në rrugë, ku dyshohet se i ka pritur një makinë”, deklaron vëllai i Nazmi Çangut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat