Juristi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron fundin tragjik të ish-kryeministrit

Shqipëria

Juristi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron fundin tragjik të ish-kryeministrit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:15
Sali Berisha

Juristi Romeo Kara ka ironizuar një deklaratë të Fahri Balliut, i cili duke komentuar përplasjet brenda PD-së tha se: Rikthimi i Berishës është si rikthimi i Napoleonit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Romeo Kara shkruan se Sali Berisha është tronditur kur e dëgjoi këtë deklaratë, pasi nuk bëri gjë tjetër veçse ndodhi fundin e shpejtë të ish-kryeministrit.

Postimi i plotë:

Fahriu t'a fut edhe kur te mburr dhe sidomos kur ben rolin e historianit.

Thekson se, "rikthimi i Berishes eshte si rikthimi i Napoleonit", por nuk sqaron se cfare ishte ky rikthim i Napoleonit.

Berisha, qe sigurisht e di mire kete fakt historik, eshte lebetitur nga avokatia publike e te vetmit ne llojin e tij, Fahriut.

As me shume e as me pak, Fahriu sapo "profetizoi" apo ndolli fundin e shpejte te Berishes, kondicionuar pikerisht me rikthimin e tij si Napoleoni.

Cfare ishte ne te vertete rikthimi i Napoleonit?

Pasi aleatët hynë në Paris në mars 1814, Napoleoni abdikoi dhe u internua në ishullin Elba.

Ai u kthye në Francë në mars 1815, rindërtoi ushtrinë e tij dhe më në fund u mund nga forcat aleate nën dukën e Wellington dhe Gebhard Leberecht von Blücher në Waterloo më 18 qershor 1815.

Pra, Napoleoni u rikthye pikerisht per te takuar fundin e tij ne Waterloo.

Ky eshte urimi i Fahriut per Saliun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat