Atentat në Fier e grabitje në Nikël, Berisha denoncon: Rendi ne duart e mafies se drogës dhe krimit

Shqipëria

Atentat në Fier e grabitje në Nikël, Berisha denoncon: Rendi ne duart e mafies se drogës dhe krimit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:14
Sali Berisha

Biznesmeni Demir Backa, u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (23 tetor)  pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në automjetin e tij tip "Audi" ndërsa ishte duke parkuar pranë ish-QTU në Fier.

Ndërkohë ditën e sotme 10 persona kanë hyrë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu në Krujë, ndërsa ai dhe gruaja me katër fëmijët flinin. Grabitësit kanë marrë kryefamiljarin Nazmi Çangu e kanë mbyllur në një dhomë ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, gruan dhe  fëmijët, në katin e tretë.

Më pas biznesmenin e kanë torturuar për ti marrë çelësin e kasafortës nga ku më pas kanë marrë para dhe bizhuteri me vlerë 100 mijë euro.

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me këto ngjarje kriminale me anë të një postimi në Facebook.

Ai thotë se rendi është në duart e mafies së drogës dhe krimit. Berisha shkruan më tej se frymëzuesit kryesorë të krimit janë Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

"Rendi ne duart e mafies se droges dhe krimit. Ekzekutime mafioze, grupe grabitese dhe torturuese dhjeteshe bejne ligjin, narko ministri i familjes ne ahengje.

Miq, mbreme nje grup mafjoz ne Fier ekzekutoi me bresheheri kallashi ne makinen e tij ne biznesmen dhe pak ore me vone nje bande plaçkitese prej 10 vetesh  ne Nikel hyri me force dhe i preu gishterinjte dhe  e torturoi nje biznesmen tjeter dhe i grabiti kasaforten. Duke denuar me ashpersine me te madhe te akte mafioze te bandave kriminale qe bejne sot ligjin ne vend denoj gjithashtu kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoministrin e tij te familjes Çuçi si frymezues kryesor te krimit, droges ne narkoshtetin e Shqiperise. Sb"

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat