Kadilli nxjerr prapaskenat nga selia blu: Se kush ka hyrë dhe ka dalë në kafe me Berishën

Shqipëria

Kadilli nxjerr prapaskenat nga selia blu: Se kush ka hyrë dhe ka dalë në kafe me Berishën

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:41
Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli ka komentuar sot në emisionin ‘Breaking’ ndryshimet kushtetuese që kërkon Lulzim Basha në emër të PD-së.

Sa i përket Vettingut në politikë, ish-rivali i Bashës për kreun e PD-së,  Kadilli u shpreh se është një nismë  po synohet që të largohen të tjerët, që janë kundërshtarët e tyre.

"Është një debat i pavlerë, moralisht, shterpë, që i duhet Bashës një gjë e tillë. Nëse duam që shtetin e kemi, ILDKP i ka strukturat, mjafton të hysh në shtëpinë e tyre bëj një listë top listë. Merr njerëzit më të përfolur i kontrollon me SPAK dhe ILDKPKI. Kemi strukturat nuk kemi pse ia ngarkojmë SPAK", tha Kadilli.

Për Kadillin përmes vettingut në politikë Basha synon kontrollin e PD-së, e këtë po kërkon ta realizojë qoftë edhe më një marrëveshje me Ramën.

"Basha kërkon të ruajë kontrollin e PD, i duhet tani firma e vula e tij, i duhet që edhe në bashkëpunim me Ramën për të vendosur se kush do të jetë listë, se kush ka hyrë dhe del në kafe me Berishën", tha Kadilli, duke riktheksuar se nisma është nevojë utilitare për të qenë prezent në politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat