Autobusi del nga rruga, dëmtohet pasagjerja 30-vjeçare, niset me urgjencë në spital

Shqipëria

Autobusi del nga rruga, dëmtohet pasagjerja 30-vjeçare, niset me urgjencë në spital

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Dervician.

Si pasojë e daljes nga rruga të autobusit të linjës Libohovë-Tiranë është dëmtuar një 30-vjeçare, pasagjere në mjet.

Ajo është transportuar në spital, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë, me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është  dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat