Nisma për uljen e TVSH-së në 6%/ Tabaku: Do ndihmojë shtresat në nevojë duke rritur dhe nxitur konsumin e tyre!

Shqipëria

Nisma për uljen e TVSH-së në 6%/ Tabaku: Do ndihmojë shtresat në nevojë duke rritur dhe nxitur konsumin e tyre!

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:03
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shoqëruar edhe nga një tjetër grup deputetësh ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të dorëzuar nismën ligjore për uljen e TVSH-së.

Në një komunikim për mediat nga jashtë Kryesisë, Tabaku ka shpjeguar pse ulja e TVSH-së nga 20% në 6% i shërben qytetarëve sepse do ndihmojë shtresat në nevojë, do të rrisë dhe nxisë konsumin e tyre.

“Ulja e TVSH do bëjë atë që kanë  bërë vendet e tjera të BE-së,  atë që nuk po e bën dot qeveria, do ndihmojë shtresat në nevojë të rrisë dhe nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë TVSH edhe për ekonominë, kanë ulur edhe TVSH për energjinë.

Propozimi ynë është konkret dhe i heq mundësinë qeverisë që të thotë është një nismë populiste dhe nuk i shërben qytetarëve”, tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat