Ikin dritat në Komisionin e Ligjeve dhe te Ekonomia, deputetët votojnë në errësirë

Shqipëria

Ikin dritat në Komisionin e Ligjeve dhe te Ekonomia, deputetët votojnë në errësirë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:30
Foto nga takimi

Ditën e sotme janë zhvilluar dy Komisione, ai i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë. Por incidenti elektrik, që është hasur në një godinën e Kullave Binjake, ku një zjarr përfshiu kabinën private të tyre, ka pasuar me ndërprerjen e energjisë në Kuvend.

Për ironi të fatit, në Komisionin e Ekonomisë, po raportonte edhe kreu i OSHEE-së, Ardian Çela dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pavarësisht ikjes së energjisë elektrike, mbledhja vijoi për disa minuta dhe më pas pati një ndërprerje të shkurtër. Më vonë OSHEE sqaroi se stakimi i energjisë në zonën përreth u bë me qëllim sigurimin e zonës dhe menjëherë u manovrua duke rikthyer energjinë përmes linjës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat