Takimi me Celibashin, Soreca: Të hetohen pretendimet për zgjedhjet e 25 Prillit, rekomandimet e ODIHR-it të respektohen

Shqipëria

Takimi me Celibashin, Soreca: Të hetohen pretendimet për zgjedhjet e 25 Prillit, rekomandimet e ODIHR-it të respektohen

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:46
Pamje nga takimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian Soreca, u takuan sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

Soreca në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se pretendimet për zgjedhjet e 25 Prillit  duhet të hetohen tërësisht.

Ai shton se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i sigurojë KQZ mbështetjen e nevojshme në funksionet e saj thelbësore.

"Bisedë e mirë sot me Kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe me Yuri Kim.  Kryetari na informoi mbi  vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, përfshirë,  çështjen e rëndësishme të identifikimit biometrik, dhe për KQZ-në e ardhshme. Të gjitha rekomandimet e ODIHR-it duhet të respektohen. Pretendimet në lidhje me zgjedhjet e fundit duhet të hetohen tërësisht nga autoritetet kompetente, siç theksohet nga raporti i Komisionit Evropian. BE  do të vazhdojë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për KQZ-në funksioneve të saj thelbësore.”- shkruan Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat