Në Korçë makina del nga rruga dhe bie nga ura

Shqipëria

Në Korçë makina del nga rruga dhe bie nga ura

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Një mjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Turan në Korçë mbrëmjen e sotme, 26 tetor.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në kanalin nga ura e Turanit.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit të Korçës për kontroll.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat