Projektligji për bashkëqeverisje/ Shehi: Do shtoni zinxhirin korruptiv, dëgjoni këshillën time se do trembni…

Shqipëria

Projektligji për bashkëqeverisje/ Shehi: Do shtoni zinxhirin korruptiv, dëgjoni këshillën time se do trembni…

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:26
Deputeti i opozitës, Dashmir Shehi

Deputeti i opozitës, Dashmir Shehi ka folur për projektligjin “për bashkëqeverisje” në Komisionin e Ekonomisë duke e cilësuar të panevojshme dhe të dëmshme.

Sipas Shehit, mund të zgjerohet agjensia që është sepse në të kundërt, do të shtohet zinxhiri korruptiv. Në përfundim të fjalës së tij, falenderoi këdo që e ndihmon për këtë këshillë duke thënë se do të korruptojnë dhe trembin njerëzit e tyre që kanë të punësuar, jo të tjerë.

Shehi: Kjo që po bëni ju këtu është e panevojshme. Kush punon në administratë publike e di ç’domethënë brenda administratës një institucion paralel që ruan drejtorin tjetër. Shteti shqiptar është një lloj makine që mund të jetë pak e vjetër dhe nuk funksionon në rregull por i ka të gjitha mrrokullat e veta. Ju doni të shtoni një rrotë sipër? Nuk ka asnjë nevojë për këtë gjë. Shteti shqiptar i ka të gjitha. Komiteti Ekzekutiv ishte për të punuar. I partisë për të kontrolluar. Ky kryeministër që është sot i ka në dorë të gjitha mundësitë për të kontrolluar. Ta zgjerojë agjensinë që ka, nuk ka pse të krijojmë me status të veçantë ligjor agjensi mbi agjensi. E di ç’do ndodhë?

Do korruptohen këta këtu. Me këto ligje të dënojmë e edukojmë doganierët jo të përgjojmë doganierët me disa mbidoganierë. Gjykoj që kjo është e dëmshme. Nëse hyjmë këtu dhe të ngrejmë kështu lloj agjensish. Çfarë është ai komision brenda kryeministrisë që kontrollon korrupsionin? Ai që kontrollon mbi tenderat? Çfarë bëjnë ata? Shtojnë zinxhirin korruptiv, asgjë më tepër. Gjykoj që është e panevojshme, e tepërt. Kjo puna e shpenzimeve është e fundit fare. Nuk më shqetësojnë lekët por administrate po denatyrohet. Ju falenderoj po ma dëgjuat këtë këshillë për veten tuaj se ata do trembni e korruptoni të tuajt sepse 90% janë të partisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat