Nuk ishin reshjet, analizat zbuluan çfarë e shkaktoi helmimin në Krujë

Shqipëria

Nuk ishin reshjet, analizat zbuluan çfarë e shkaktoi helmimin në Krujë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:29
Ilustrim

Kanë dalë analizat paraprake që i janë bërë ujit që dyshohet se ka helmuar banorët e Krujës, ku vetëm në dy ditët e fundit kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore rreth 500 qytetarë. nga analizat që i janë bërë ujit në ISHP janë zbuluar në prani të lartë dy baktere, Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal.

Uji është ndotur në depon e qytetit të Krujës dhe më pas iu është shpërndarë qytetarëve nëpër çezma.

Prokuroria e Krujës njoftoi paraditen e sotme nisjen e hetimeve në lidhje me këtë helmim masiv të banorëve.

Prokuroria e Krujës njoftoi se ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat