Rezultati i teknologjisë në zgjedhje, KQZ: Shënoi procese të suksesshme

Shqipëria

Rezultati i teknologjisë në zgjedhje, KQZ: Shënoi procese të suksesshme

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

30 milionë euro i kushtoi Shqipërisë futja e teknologjisë në zgjedhjet e 25 Prillit. Sa nga kjo teknologji do të përdoret në zgjedhjet vendore, është ende e paqartë, por Euronews Albania foli me nënkomisioneren Shtetërore të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, për të kuptuar sa nga ky investim qëndron ende.

Verifikimi pas zgjedhor i teknologjisë nuk ka përfunduar ende, por në zgjedhjet e ardhshme vendore, pritet të përdoret të paktën teknologjia e zbatuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Parë funksionimin e mirë të kësaj teknologjie, flas për identifikimin biometrik, normalisht ajo do të përdoret edhe në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Lealba.

Sa i përket votim-numërimit elektronik që u pilotua vetëm në një zonë në Tiranë, znj. Pelinku tha se do të zgjerohet edhe tej, por për këtë nevojitet vullnet politik.

Kusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm. Pasi zgjerimi i zonës që do të përdorë votimin elektronik në zgjedhje do të kërkonte edhe gjetjen e një oferte të re dhe financimi të ri.

Kontrata ishte vetëm për 32 qendrat. KQZ do të duhet të gjejë ofertues të ri por ky do duhet të përmbushë kushtet e pajisjeve që u përdorën dhe u provuan funksionale.

19 milionë euro kushtoi zbatimi i identifikimit biometrik të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, dhe 10 milionë euro të tjera kushtoi pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik në 32 qendra votimi në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat