Lajm i mirë; ky shtet europian njeh certifikatën shqiptare të vaksinimit

Shqipëria

Lajm i mirë; ky shtet europian njeh certifikatën shqiptare të vaksinimit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:52
Ilustrim

Republika Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës digjitale të vaksinës anti-Covid për shtetasit shqiptarë.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada shqiptare në Pragë, e cila njofton edhe masat e reja të vendosura për të lëvizur brenda territorit të këtij shteti.

Për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Çekisë do të kërkohet testi i Covid-19, ndërsa nuk do të futen në karantinë.

Njoftimi i ambasadës shqiptare:

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës dixhitale të vaksinës që lëshohet nga autoritetet kompetente shqiptare”, shkruan ambasada shqiptare në Pragë.

Lehtësim i masave, do të vazhdojë të kërkohet test Covid-19, por hiqet kërkesa për karantinë.
Informacioni i detajuar më poshtë:

Nga data 27.10.2021, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në Republikën Çeke të udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria, e cila është e shënuar me ngjyrë të kuqe të errët .

Bazuar në Masat Mbrojtëse të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Çekisë, udhëtarët nga Shqipëria, që kanë leje qëndrimi në një vend të BE-së ose vizë afatgjatë, si dhe personeli i transportit ndërkombëtar, artistët profesionistë, atletët profesionistë dhe zyrtarë dhe përfaqësues shtetërorë, etj., para se të udhëtojnë në Republikën Çeke duhet:

1. Të plotësojnë Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit on-line në linkun: https://plf.uzis.cz/
2. Personat e pa vaksinuar, pas mbërritjes në Republikën Çeke duhet të kryejnë një test PCR (jo më shpejt se dita e 5 -të dhe jo më vonë se dita e 7-të pas mbërritjes ). Ndërkohë, nuk është e nevojshme izolimi në karantinë, por duhet të mbajnë maskë respiratorë sa herë dalin nga shtëpia.
Përjashtohen nga testi personat që janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga BE-ja dhe të pajisur me një certifikatë e vaksinimi, që njihet nga Republika Çeke, por nuk përjashtohen nga detyrimi për te plotësuar Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit.
Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen edhe nga testi edhe nga detyrimi për plotësimin e Formularit të Mbërritjes së Pasagjerit.

PËRDITËSIM: Ashpërsimi i masave anti COVId-19 në Republikën Çeke
Duke filluar nga data 25 tetor 2021, maskat respiratore bëhen të detyrueshme në te gjitha mjediset e brendshme, pavarësisht numrit te personave te pranishëm. Vazhdojnë të jenë të detyrueshme maskat respiratorë në transportin publik.
Që nga data 1 nëntor, bareve dhe restoranteve do t’u kërkohet të verifikojnë gjendjen e pastër të shëndetit kundër Covid-19 të klientit përpara se t’i shërbejnë. Kontrollet nuk do të bëhen në hyrje, por pasi të ulen klientët në tavolina. Personeli i restorantit nuk do të ofrojë shërbime për këdo që nuk ka një certifikatë elektronike ose në letër që vërteton vaksinimin e plotë, shërimin nga infeksioni Covid në 6 muajt ose një test negativ për Covid-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat