7 koncesione të reja në 2022, 1.5 miliard euro vetëm për rrugën Milot-Fier

Shqipëria

7 koncesione të reja në 2022, 1.5 miliard euro vetëm për rrugën Milot-Fier

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:42
Milot-Fier

1.5 miliardë euro do të kushtojë ndërtimi i rrugës Milot-Fier. Ky është një ndër projektet më kushtueshëm, i cili do të jepet me koncesion vitin e ardhshëm.

Por nuk është i vetmi në planet e qeverisë, si Partneritet Publik-Privat. Në dokumentin e buxhetit janë edhe 6 koncesione të tjera, të cilët do të marrin pagesa buxhetore.

Për vitin që vjen qeveria do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e një porti të integruar “Triport Vlorë”, me vlerë 45 milionë euro.

Një koncesion i ri do të jepet edhe rritjen sigurinë rrugore, vlera e të cilit kalon 40 milionë euro.

Dy koncesione të tjera më të vogla në vlerë do të jepen: i pari për përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit të Elbasanit, i dyti për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës për certifikatat dixhitale.

Vlera e koncesioneve të reja është 1.8 miliardë euro, duke e çuar totalin e tyre në 7 miliardë euro ose 45.6 për qind e PBB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat