“Trekëndëshi i Bermudës”, Basha fut Ramën, Metën dhe Berishën në një “thes”

Shqipëria

“Trekëndëshi i Bermudës”, Basha fut Ramën, Metën dhe Berishën në një “thes”

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:38
Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar hapur dhe pa doreza për herë të parë Presidentin Ilir Meta.

Nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, lideri demokrat u shpreh se koha e Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës ka marrë fund.

“E ke hallin te PD-s, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës.

Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshiron të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, Jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011.

Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Mos të bëjmë asnjë kompromis me të keqen Qoftë kjo për zgjedhjen e presidentit. E kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël. Pjesën më të madhe e kanë dy pjesët e tjera të trekëndëshit të Bermudës”, u shpreh Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat