Rama, Bashës: Harro ultimatumet!

Shqipëria

Rama, Bashës: Harro ultimatumet!

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:23
Edi Rama

Për më shumë se dy orë kryetari i PD-së dhe kryeministri Edi Rama vijuan njëri pas tjetrit replikat nga foltorja e Kuvendit.  

Në një moment Rama i tha Bashës se në selinë e PD-së hyn nga prapa se ka frikë Berishën.  

Rama: Nëse mendon se do bësh amendamente e nisma me ultimatum nga kjo selia këtu afër,  harroje. Mund të bësh propagandë sa të duash, por mos  vazhdo me të njëjtën gjë se nuk mund të më flasësh me mua për njerëzit kur edhe në selinë e PD-së futesh nga prapa. Nuk mundesh. Nuk futesh dot as përpara ditën se ka njerëz atje dhe nuk di çfarë foltore të del rrugës. Mos i hyj fare kësaj.

Njëri thotë të ka marrë peng ty. Ti thua më ka marrë peng ai. Atë nuk e di kush e ka marrë peng, Lulzim lëri këto. Këto janë hallet e partisë më të bukur e Lindjes.  Miss Lindja. Ke fakte thuj fakte. Mos e përmend më atë gropën e Hajdin Sejdisë se e vetmja gjë që thua është kjo.
Paske fituar ti Tiranën?! Po Ristani çfarë thotë?!

Është të ndash: Çfarë ke marrë falë llumit dhe cfarë falë vetes. Deri tani bvilanci anon nga llumi se pa llumin nuk do ishte fare këtu, prandaj mos hajde të na bësh moral e leksione e mos hajde të përsërisësh këngën e llumit sa herë merr fjalën.   

Dhe po ta them sot. Në zgjedhjet e ardhshme do dilni më keq të dyja palët. Dhe të dyja bashkë nuk do bëni dot atë që bëtë kur ishit llum komplet."

Pas fjalës në foltore Rama u largua ndërsa Basha doli në foltore tha: Meqë dole të qetësoshesh tek dhoma ngjitur të uroj qetësim të mbarë dhe të shpejtë, dhe cilësinë e diellit ose të miellit. Dëgjoje nga dhoma ku je ngjitur meqë nuk ke guxim të rrish këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat