Nano tregon ‘kartën e fundit’ që po përdor Basha: Amerikanët kanë dashur ta shpallin ‘Non Grata’ kryedemokratin

Shqipëria

Nano tregon ‘kartën e fundit’ që po përdor Basha: Amerikanët kanë dashur ta shpallin ‘Non Grata’ kryedemokratin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:18
Lulzim Basha

Gatishmërinë e Lulzim Bashës për t’u bërë subjekti i parë i vetingut politik, analisti Mustafa Nano e sheh si lëvizja e fundit e një njeriu që po e kupton se i ka humbur të gjitha.

“Në politikën shqiptare është hedhur aq shumë baltë sa situata bëhet grotekse. Ata akuzojnë njëri-tjetrin. Ka shumë pikëpyetje. Kush e bën vetingun? Nga fillon ai? Ç’kuptim ka të fillojë nga Basha? Këta flasin për kunatin, djemtë e njëri-tjetrit, Surrelin, Lalzin. T’i dëgjosh të japin garanci që fillojeni nga unë.

Tani ekziston frika dhe dyshimi te opinioni publik. Këta janë kaq inteligjentë që nëse kanë përfituar t’i hedhin në emra të tjerë. Nuk e dimë çfarë do të dalë nga ato gjëra.  Basha shigjeton edhe  Berishën.

Do ta përcjellë veten si njeriun që bën diferencën në botën politike. Me këtë përpjekje, Basha kërkon të evidentojë veten si njeriu që bën diferencën. Këta janë ndryshe, unë do i jap fund tranzicionit. Por ai është pjesë e të njëjtës klasë politike, ka humbur zgjedhjet në mënyrë seriale. Kredencialet politike i ka humbur vetë. Kjo më duket si lëvizja e një njeriu që po i humbet të gjitha dhe po përdor kartën e fundit.

Besoj atë që thotë Berisha që amerikanët kanë dashur ta shpallin non grata. Partnerët ndërkombëtarë e shohin me dyshim Bashën. Këto janë lëvizje të forta që kërkojnë të mbushin mendjen se janë lëvizje inteligjente, por e zbrazët”, tha Nano për MCN Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat