Përfshihet nga flakët makina në oborrin e një shtëpie, dyshimet e para

Shqipëria

Përfshihet nga flakët makina në oborrin e një shtëpie, dyshimet e para

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit.

Burimet bëjnë me dije se makina tip “Benz” është shkrumbuar totalisht nga flakët, në vetëm pak minuta.

Makina ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Shaban Doku, i cili rezultoi dhe pronari i mjetit.

Shërbimi zjarrfikës i njoftuar për ngjarjen edhe pse ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm të evitonte përhapjen e flakëve nga era në drejtim të banesave, ndërsa janë të paqarta shkaqet e përfshirjes së automjetit nga flakët .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat