Tërmeti 4.5 ballë shkundi Bulqizën, reagojnë Prefekti i Dibrës dhe kryebashkiaku

Shqipëria

Tërmeti 4.5 ballë shkundi Bulqizën, reagojnë Prefekti i Dibrës dhe kryebashkiaku

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:51
Lefter Alla

Dy ditë më parë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në qarkun Dibër, duke sjellë edhe dëme. Ndërkohë që nga emergjencat Civile njoftuan menjëherë se bëhet fjalë për disa dhjetëra banesa që kanë pësuar dëme, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka konfirmuar për mediat se tani rreth 100 banesa të dëmtuara me plasaritje të lehta.

Ndërsa që nga ana e institucionit të Prefektit të DIbrës, Nexhbedin Shehu, është bërë me dije se shifra e konstatuar në terren është dëmtimi i 110 banesave, 30-35 prej të cilave me dëmtime më serioze. Prefekti jep edhe banesat e dëmtuara sipas Njësive Administrative.

Njoftimi i institucionit të prefektit:

Informojmë për situatën pas tërmetit te datës 29.10.2021 që preku qarkun Dibër, nga institucioni i Prefektit ne komunikim me MC te bashkime Bulqizë, bazuar ne situatën e krijuar nga raportimet nga njësitë administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme  në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qëllim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga te cilat 70-75 banesa te dëmtuara lehte dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative te ndara si me poshtë vijon;

Nj. Adm. Shupenze 25 banesa.

Nj. Adm. Zerqan 22 banesa.

Nj. Adm. Fushë-Bulqizë 28 banesa.

Nj. Adm. Gjoricë 11 banesa

Nj. Adm. Ostren 9 banesa.

Nj. Ad. Trebisht 6 banesa.

Nj. Adm. Martanesh 6 banesa.

Nj. Adm. Bulqizë   4 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkise Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor. Mbetemi ne kontakt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat