Aksident pranë Qafës së Kasharit, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Aksident pranë Qafës së Kasharit, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 16:35
Foto nga aksidenti

Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të Qafës së Kasharit.

Në pamjet e siguruara nga LSA shihet se si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për të bërë të mundur devijimin e trafikut.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet për të mësuar më shumë për shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat