Aksident në aksin Shijak-Hardhishtë/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Shijak-Hardhishtë/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Dy makina janë përplasur këtë pasdite në aksin rrugor Shijak-Hardhishtë, ku janë plagosur 3 pasagjerët që ndodheshin në makinën tip “Glof”.

Sipas policisë, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P. është përplasur me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç.

“Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat