Sipas mjekëve pediatër në Shqipëri këto ditë po qarkullon një virozë ngjitëse

Shqipëria

Sipas mjekëve pediatër në Shqipëri këto ditë po qarkullon një virozë ngjitëse

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:00
Ilustrim

Stina e vjeshtës shoqërohet gjithmonë me një numër të madh virozash sidomos tek fëmijët.

Në pediatrinë e Korçës janë paraqitur një numër i lartë fëmijësh të prekur me një lloj të veçantë virusi që është shumë ngjitës.

Sipas shefit të pavionit të pediatrisë në spitalin e Korçës, doktor Robert Rado, virusi njihet me emrin koksaki-virus dhe është shumë ngjitës me shenja specifike në gojë, lëkurën e duarve dhe këmbëve. Ndërkohë në lidhje me përhapjen e Covid tek fëmijët ai është shprehur se nuk kanë pasur shumë raste te fëmijët.

“Kohët e fundit janë vënë re shfaqja e një virozë specifike që shfaq disa shenja në lëkurë, përreth gojës, në këmbë. Kjo është një virozë specifike që mesa shikojmë është dhe ngjitëse, dhe nëse prindërit kanë raste të tilla duhet që të kontaktojnë me mjekët dhe për një periudhë 1 javore nuk duhet që t'i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në kopsht pasi kalon nga një fëmijë në tjetrin. Nëse ka temperaturë dhe të vjella duhet të marrim masa të tjera. Rastet nga Covid kanë qenë të pakta deri në 50 raste”, është shprehur mjeku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat