Manastirliu në Kuvend: Të gjitha vaksinat që janë përdorur në Shqipëri janë të çertifikuara

Shqipëria

Manastirliu në Kuvend: Të gjitha vaksinat që janë përdorur në Shqipëri janë të çertifikuara

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:13
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se vaksinat që përdoren në Shqipëri janë të gjitha të çertifikuara nga autoritet përkatëse.

Në përgjigje të interprelancës së thirrur nga deputeti Tritan Shehu, Manastirliu ka nënvizuar se të gjitha vaksinat janë përdorur në disa vende të botës dhe janë çertifikuar nga OBSH.

“Edhe pse me keqardhje kam vënë re tendenca për të keqinformuar, dua ta theksoj fort një të vërtetë, e cila duke qënë e bazuar tek shkenca, tek ekspertet më të mirë, ndërkombetare dhe shqiptare, nuk mundet të jetë e shtrëmberueshme nga askush, as edhe në këtë sallë: Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në ShqipërI, janë të miratuara nga OBSH dhe nga agjenci të rëndësishme të Barnave. Të gjitha! Pfizer Biontech është aprovuar në 101 vende të botës, dhe është parakualifikuar nga OBSH; AstraZeneca është aprovuar në 124 vende të botës, dhe është e parakualifikuar nga OBSH; Covishield (AstraZeneca) është e aprovuar në 41 vende të botës, përfshi dhe Kanadanë, dhe është e parakualifikuar nga OBSH; Coronavac e Sinovac është e aprovuar në 41 vende të botës, përfshi Kinën, Turqinë, Gjerogjinë, Maqedoninë e Veriut etj dhe është e parakualifikuar nga OBSH; Sputnik V – e aprovuar nga 72 vende të botës, përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Serbinë, Malin e zi, Maqedoni e Veriut”, theksoi Manastirliu.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani më shumë së 2 milion e 490 mijë vaksina kanë mberritur në Shqiperi dhe janë kryer më shumë se 1 milion 900 mijë vaksinime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat