Përplasen dy makina në aksin Tiranë-Elbasan, një i plagosur

Shqipëria

Përplasen dy makina në aksin Tiranë-Elbasan, një i plagosur

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Një shtetas mbeti i plagosur në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku janë përplasur dy mjete.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi K. G, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat