Detaje të reja nga plagosja në ish-Bllok, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, i plagosuri rreth të 30-tave

Shqipëria

Detaje të reja nga plagosja në ish-Bllok, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, i plagosuri rreth të 30-tave

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbremjen e sotme në kryeqytet pranë zonës së ish-Bllokut.

Gazetarja  Dorjana Bezat bën me dije ngjarja ka ndodhur në një lokal “Bar Roma” ku ka pasur një konflikt mes të rinjve për motive të dobëta.

Ngjarja ka nisur me konflikt verbal dhe më pas është përdorur arma. Dyshohet se i plagosuri është rreth të 30-tave ndërkohë që policia ka shtuar kontrollet në kryeqytet për kapjen e autorëve.

“Ka patur një konflikt mes disa të rinjëve. Ka mbëtur i plagosur një prej të përfshirëve në konflikt i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ngjarja ka nisur me dhunë verbale dhe ka precipituar në  përdorim të armës. Qytetarët janë tronditur dhe policia ka krijuar një perimetër sigurie. Pamjet e kamerave të sigurisë do të jenë edhe një ndihmesë për të për kapjen e autorëve. Autorët mësohet se janë larguar drejt “Brrylit” dhe nuk dihet nëse ka të shoqëruar. Dyshohet se i plagosuri është rreth të 30-ve Ilir Shkurti.”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat