Detajet/ U arrestua si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit, 42-vjeçari ndihmoi të vëllain për të fshehur kufomën

Shqipëria

Detajet/ U arrestua si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit, 42-vjeçari ndihmoi të vëllain për të fshehur kufomën

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me arrestimin e vëllait të Ferdinand Rrushit, autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ky i fundit u gjet i pajetë në një humnerë në Qafë Mollë të Dajtit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllain e tij për fshehjen e kufomës së 43-vjeçarit. 

Lala tha se grupi hetimor, pas këqyrjes së vendit ku u gjet viktima, krijuan dyshime se për shkak të terrenit të vështirë, dhe se autori ishte ndihmuar nga dikush. Mësohet se vëllai i autorit të dyshuar kishte refuzuar disa ditë që të dorëzonte makinën të autoritetet, e cila përdorur për krimin. 

Pas hetimeve, shumë fakte implikonin 42-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat