Lezhë/ Makina përplas mjetin e patrullës rrugore, dëmtohet lehtë polici

Shqipëria

Lezhë/ Makina përplas mjetin e patrullës rrugore, dëmtohet lehtë polici

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Policia njofton se një makinë ka përplasur një patrullë të Policisë Rrugore dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta një efektiv.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut,  automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T”, bën me dije policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat