Akuza për shpërdorim detyre, procedohen penalisht 4 punonjës të IVMT-së në Patos

Shqipëria

Akuza për shpërdorim detyre, procedohen penalisht 4 punonjës të IVMT-së në Patos

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit;
A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.
L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat