Vrasja e mikut të Martinajt dhe shoku i tij! Policia ngrihet në këmbë dhe ngre postblloqe në dalje të Tiranës

Shqipëria

Vrasja e mikut të Martinajt dhe shoku i tij! Policia ngrihet në këmbë dhe ngre postblloqe në dalje të Tiranës

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:09
Erigers Mihasi

Policia e Elbasanit ngre pikë kontrolli ne dalje të autostradës Tiranë-Elbasan te zona e quajtur rrethrrotullimi i Shijonit.

Po ndalohen dhe kontrollohen persona te dyshimet qe mund te kene dore ne vrasjen e ndodhur ne kryeqytet.

Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.

Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. Mihasi ishte drejtues, kurse Dumani pasagjeri, por në ato momente të dy humbën kontrollin. Mjeti, sipas pamjeve të siguruara dhe nga Dosja.al duket se ka ecur disa metra në gjendje të lirë e më pas është përplasur me bordurën anëasore.

Pasi kanë kryer krimin atentatorët janë larguar drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe kanë ecur në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, ku dhe kanë djegur mjetin e përdorur. Makina e tyre është gjetur në flakë dhe është sekuestruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat