Atentati ku vdiqën dy persona/ Sali Berisha nxjerr videon dhe jep alarmin

Shqipëria

Atentati ku vdiqën dy persona/ Sali Berisha nxjerr videon dhe jep alarmin

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:29
Sali Berisha

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Astirit’, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri drejt një automjeti tip ‘Audi A7’. Për pasojë kanë mbetur të vrarë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, Tirana dhe Shqipëria ndodhet në kthetrat e krimit. Ai thekson se gjithçka është jashtë kontrollit, duke e cilësuar qeverinë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Reagimi i tij:

Tirana dhe Shqiperia ne kthetrat e krimit.

Ekzekutohen me bresheri kallashi ne mes te Tiranes Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç.

Ministri i Familjes gili, vili, mili me Kreun e Meduzes!

Gjithçka jashte kontrollit ne Narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat