Nuk e fitoi dot betejën ndaj COVID-19, mësuesja ndërron jetë në moshë të re

Shqipëria

Nuk e fitoi dot betejën ndaj COVID-19, mësuesja ndërron jetë në moshë të re

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:24
Blerina Lamçja

COVID-19 i ka marrë jetën mësueses Blerina Lamçja në Elbasan, në moshën 40 vjeçare. Ajo nuk fitoi dot betejën ndaj COVID-19 duke ndërruar jetë në moshë shumë të re.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Në mesazhin e saj ngushëllues, Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

“Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri,” shkruan Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat