Zjarr në “Fresk”, dy persona shoqërohen me ambulancë

Shqipëria

Zjarr në “Fresk”, dy persona shoqërohen me ambulancë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një apartament në kat të dytë në zonën e “Freskut”.

Bëhet me dije se një grua është shoqëruar me autoambulancë pasi vuante nga astma, po ashtu edhe një fëmijë.  

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar seriozisht, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të fiknin zjarrin.

Në momentin e zjarrit ka pasur banorë brenda në godinë, ndërsa janë evakuuar, disa edhe pas fikjes së zjarrit, pasi kanë qenë të bllokuar brenda.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa momentalisht dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat