Krimi monstruoz, kryebashkiaku i Fierit: Çalamanit i ofruam punë, por u largua

Shqipëria

Krimi monstruoz, kryebashkiaku i Fierit: Çalamanit i ofruam punë, por u largua

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:57
Armando Subashi ka folur për krimin horror ka kërkuar që Prokuroria dhe Gjykata të vihen në veprim për gjykimin e kësaj çështje.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka folur për krimin horror ka kërkuar që Prokuroria dhe Gjykata të vihen në veprim për gjykimin e kësaj çështje.

Subashi shprehet se autori duhet të marrë dënimin maksimal që parashikon legjislacioni i Shqipërisë.

“Ka qenë disa orë të tmerrshme diku filluar nga dje në drekë. Është moment që organet ligjzbatuese, prokuroria dhe Gjykata të operojnë me shpejtësinë për gjykimin e kësaj çështje dhe autori të marrë dënimin më ekstrem që parashikon legjislacioni shqiptar. Kemi qenë sot te familja, situate ka qenë shumë e rëndë. Është tej çdo logjike njerëzore ajo që ka ndodhur. Nuk dimë se kush janë arsyet dhe motivet se përse ka ndodhur. Enigma është shumë e madhe”, tha Subashi.

Kryebashkiaku shprehet se pas raportimit që ka bërë kryeplaku i fshatit Gracalli, Çalamanit i ofruan një punë në ndërmarrje, por ky i fundit kishte punuar dy javë dhe më pas nuk kishte shkuar më.

“Personi në fjalë kemi pasur një orientim para dy ose tre muajsh, nga kryeplaku i fshatit  Grecalli, për faktin se jetonte si një person i vetmua pasi i ati i ka vdekur ndërsa e ëma i ishte martuar larg. Ne iofruam një punë në ndërmarrje me pastrimin në Bashki, që duke pasur një punë të bënte një jetë normale. Ai ka punuar për dy tre javë, dhe pastaj nuk u paraqit më”, tha Subashi për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat