Aksident në Elbasan, automjeti del nga rruga, plagoset 25 vjeçari

Shqipëria

Aksident në Elbasan, automjeti del nga rruga, plagoset 25 vjeçari

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë.

Policia bën me dije se shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat