Rama: Vajza nga fshati i Durrësit paguhet më shumë se mësuesit e saj në shkollë

Shqipëria

Rama: Vajza nga fshati i Durrësit paguhet më shumë se mësuesit e saj në shkollë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:21
Edi Rama

Duke folur për buxhetin e vitit 2022 për shkollat, kryeministri Edi Rama mori shembullin e një nxënëse që jeton në një fshat të Durrësit dhe prej dy vitesh punon nga shtëpia për kompanitë në Amerikë dhe Poloni.

Rama u shpreh se falë aftësive të saj në fushën e kodimit, ajo vajzë sot paguhet më shumë se mësuesit e saj në shkollë.

“Nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që të ofrojë punë të mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike të më të rinjve. Është fjala për një gjuhë që do bashkojë nesër gjithë botën ndërkohë që sot bashkon shumë njerëz që punojnë në një treg që nuk ka kufi. Këtu kemi një prej tyre.

Kam pasur fatin ta njoh në Durrës. Banon në zonën rurale të Durrësit dhe prej dy vitesh punon në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia. Të jemi të bindur që paguhet më shumë se mësuesit që ka në shkollë. Për ta bërë të ardhmen të tashme na duhet të bëhemi aleatët dhe partnerët tuaj hap pas hapi që të keni hapësirat dhe aftësitë për ta përvetësuar këtë gjuhë”, deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat