“Nuk duam të bëhem një engjëll”, në shkallët e kryeministrisë ndizen qirinj për 8-vjeçarin e vrarë

Shqipëria

“Nuk duam të bëhem një engjëll”, në shkallët e kryeministrisë ndizen qirinj për 8-vjeçarin e vrarë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 19:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në shkallët e kryeministrisë mbrëmjen e sotme janë ndezur qirinj në shenjë homazhi për vogëlushin 8-vjeçar Mateo Vasiu, që u vra mizorisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Shumë qytetarë të prekur nga ngjarja e rëndë, disa prej tyre edhe me fëmijët përdore janë afruar me qirinj në shkallët e kryeministrisë.

Disa ndalen dhe kërkojnë drejtësi duke theksuar se duhet dënim maksimal ndaj autorit të këtij krimit të rëndë.

Pjesë e këtij homazhi janë bërë edhe shumë figura të njohura të ekranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat