Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy mjete, plagosen shoferët dhe pasagjerja

Shqipëria

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy mjete, plagosen shoferët dhe pasagjerja

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J.

Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat