Paradoksi me të papunët/ Shqiptarët kërkojnë punë, bizneset ankohen për mungesë punonjësish

Shqipëria

Paradoksi me të papunët/ Shqiptarët kërkojnë punë, bizneset ankohen për mungesë punonjësish

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Kërkesat për sigurimin e një vendi pune janë rritur, por paradoksalisht bizneset e ndryshme ankohen për mungesë punonjësish. Orientimi i profesionistëve duket se është drejt Europës për faktin e vetëm të arritjes së standardit për një punësim të denjë dhe cilësor. Në zyrat e agjencisë kombëtare të punësimit dhe aftësive janë rreth 75.000 punëkërkues të papunë të regjistruar, ndërsa qytetarët ankohen për paga të ulëta.

Janë rreth 75.000 punëkërkues të papunë të regjistruar në zyrat e agjencisë kombëtare të punësimit dhe aftësive, duke mos llogaritur këtu pjesën e atyre personave që janë në kërkim të punës, por nuk i adresohen këtyre zyrave.

Kërkesat për sigurimin e  një vendi pune janë rritur, por edhe pse paradoksalisht kryesisht bizneset e  ndryshme fasone ankohen për mungesë punonjësish.

Pagat dhe distancat urbane të largëta shihen si arsyet kryesore.

"Punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punës nuk kanë vetëm probleme punësimi, ata shoqërohen me probleme të tjera që janë probleme sociale, largësia nga vendi i punës, mungesa e kopshteve dhe çerdheve në zonën ku  ata banojnë."

Sfiduese për këtë institucion mbetet lidhja me networkun euroipan dhe ofrimi i shërbimeve dhe vendeve të punës cilësore.

"Punëkërkuesit e papunë tani kanë rritur kërkesat për një pozicion pune më të mirë, për kushte më të mira, rroga më të mira dhe orë të shkurtuara."

Kërkesat më të larta për punë janë në këto sektorë.

"Vendet e lira të punës më shumë shfaqen në fushën e prodhimit, telekomunikacionit, shërbimeve."

Ky qytetar, nga ana tjetër, tregon se 3 fëmijët e tij, me formim profesional kanë 4 vite që hasin vështirësi në gjetjen e punës.

"Kam 3 kalamaj pa punë ka 4 vjet."

Orientimi është drejt Europë për faktin e vetëm të arritjes së standardit për një punësim të denjë dhe cilësor.

"Kjo pema mbillet nga rrënjat, jo nga degët. Qeveritarët tonë i mbjellin nga degët."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat