46-vjeçar në Peqin i shkon në shtëpi ish-gruas, pasi e rreh i thyen dhe makinën

Shqipëria

46-vjeçar në Peqin i shkon në shtëpi ish-gruas, pasi e rreh i thyen dhe makinën

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:30
Fot

Një 46-vjeçar me iniciale R.T. në Peqin është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas dhe i ka dëmtuar automjetin.

Në momentin e arrestimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat