Ballkani i Hapur/ Spaho: Po godisni Kosovën! Kundërpërgjigjet Xhaçka

Shqipëria

Ballkani i Hapur/ Spaho: Po godisni Kosovën! Kundërpërgjigjet Xhaçka

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:12
Olta Xhaçka

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në fjalën e tij ka komentuar nismën Ballkani i Hapur, që sipas tij sa vjen e po ngushtohet edhe më shumë.

Ai theksoi se Kosova nuk mund të ulet në një tryezë me Aleksandër Vuçiçin për aq kohë sa ky i fundit nuk e njeh, ndërsa shtoi se

“Ballkani i Hapur po mbyllet gjithmonë e më shumë se nga 3 shtete u bënë 2 e gjysmë. Maqedonasit votuan kundër tij, Kosova nuk mund të jetë në një tryezë të drejtuar nga Vuçiç që nuk e njeh. Është vetëm një karikaturë imagjinare nëse do ta përfytyrojmë. Vetëm nismat e Bashkimit Europian mund t’i vendosin të gjitha vendet tona si të barabarta të shtyjnë para në bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal”, tha Shehu.

Kjo deklaratë e Shehut ka sjellë reagimin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, e cila u shpreh se me nismën “Ballkani i Hapur” nuk është harruar Kosova, pasi çdo vendim që merret aty hartohet duke diskutuar impaktin që do ketë te Kosova.

“Nuk kemi harruar Kosovën me ‘Ballkanin e Hapur’. Aty nuk merret asnjë vendim, nuk hartohet asnjë plan pa diskutuar impaktin që ka te Kosova. Kosova është interesi ynë kombëtar, ka qenë dhe do të mbetet i tillë për PS dhe askush s’mund ta vërë këtë në diskutim”, tha Xhaçka.

Sërish kjo deklaratë e Ministres solli reagimin e deputetit Spaho, i cili tha se projekti i Ballkanit të Hapur është i Vuçiç dhe PS nuk po bëhet asgjë më shumë vetëm se tellalli i këtij projekti, i cili sipas tij, bie ndesh me interesat e Ballkanit dhe BE

“Projekti është i Vuçiç jo i PS dhe ju jeni bërë tellalli i këtij projekti, i cili bie ndesh me interesat e Ballkanit dhe BE. Pse sulmoni kaq egër Kosovën në çdo sekondë dhe duartrokiteni në parlamentin serb për Ballkanin e Hapur? Ju po çorientoni edhe partnerët tanë. Në vend që të dimë të argumentojmë objektivat tona, ngatërrohemi nga këto shtigje që na largojnë nga BE. Jam dakord me ju, por ai projekt i shërben ëndrrave të vjetra serbe dhe propagandës. Ballkani ynë ka nevojë vetëm për projektet e BE. Ju realisht po godisni Kosovën”, tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat