Rama zbardh takimin me fermerët: Grumbulluesit hedhin gurin dhe fshehin dorën

Shqipëria

Rama zbardh takimin me fermerët: Grumbulluesit hedhin gurin dhe fshehin dorën

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:29
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët që prej ditësh protestojnë në rrugë kundër paketës fiskale.

Gjatë takimit me një grup përfaqësues, Rama ka zhvilluar një bisedë me kreun e sindikatës Fermerët e Bashkuar, Eduart Sharkën.

Biseda e Ramës me fermerët 

Edi Rama: Ne pse e kemi bërë deri tani dhe pse do ta ndryshojmë? Sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë se kanë punën e tyre, deri dje nuk kanë qenë fare. Ose shkonit me karrocë me kalë. Ju bënte të mos kishit asnjë lloj aftësie për të ruajtur prodhimin për ditët kur është çmimi më i mirë. Kjo e bën çmimin më të ulët sepse kur shet tek e tek je për të mbijetuar nuk je për të bërë biznes. Grumbulluesit që hedhin gurin dhe fshehin dorën kanë marrë mbështetje për të bërë pikat e grumbullimit dhe rolin e agjentit për ta sjellë diferencën deri tek ju nuk e kanë luajtur

Eduart Sharka: Ne kemi dy vjet. Këtë radhë janë bashkuar edhe pikat e grumbullimit pasi e kuptuan edhe ata që pa fermerët nuk bëjnë dot. Fermerët nuk kanë mbjellur këtë vit sepse janë të paorientuar

Edi Rama: Nëse gjendja do ishte njësoj për të gjithë do thoja që ke të drejtë por nuk është njësoj për të gjithë. Nga 1 janari deri në 1 tetor janë më shumë se në vitin 2019. Këtu është çështje organizimi dhe çuarja e parasë në drejtimin e duhur. Paraja ka devijuar. Janë 9 mln dollarë.

Eduart Sharka: 9 mln dollarë janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Unë po flas për atë që heqim ne nga buxheti jonë. Është shumë e qartë si jepet ajo. 9 mln dollarë në një sektor që ka 3.5 mld dollarë.

Eduart Sharka: Janë vetëm për eksportet

Edi Rama: Një minutë mo një minutë se e di unë për çfarë janë. 9 mln që ne nuk do i japim më në atë formë sepse na devijonin grumbulluesit. Por nuk do të ikë nga bujqësia. Madje është 2-fishi sot për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Si do shkojë te fermeri? Nuk ka shans të shkojë tek e tek. Mos të dalin të bëjnë këto aventurat.

Eduart Sharka: 9 mln dollarë është vetëm TVSH. Ne themi ky 9 mln dollarë duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat