Arrestohen shtatë persona në Kukës, tentuan të fusnin emigrantë të paligjshëm në Kosovë

Shqipëria

Arrestohen shtatë persona në Kukës, tentuan të fusnin emigrantë të paligjshëm në Kosovë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:11
Arrestohen shtatë persona në Kukës, tentuan të fusnin emigrantë të paligjshëm në Kosovë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona në Kukës, të cilët janë kapur duke tentuar të fusnin në Kosovë emigrantë të paligjshëm.

Policia e Shtetit gjithashtu njofton se ka sekuestruar automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Gziq, Mirditë. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Goditen 7 raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 7 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, goditën 7 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Gziq, Mirditë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat